Home Lajme Sulmohet policia në Istog, arrestohen katër persona

Sulmohet policia në Istog, arrestohen katër persona

0
Sulmohet policia në Istog, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar në Istog, pasi e kanë sulmuar patrullën e policisë.

Këta të fundit, në momentin e sulmit, ishin duke i kryer detyrat e tyre për t’i larguar automjetet që janë parkuar në vende të gabuara.

Sulmi ndaj zyrtarëve policorë ndodhi në afërsi të stacionit të autobusëve.

Të dyshuarit e kishin parkuar autobusin në vend të gabuar dhe pasi që ishin urdhëruar nga policët që ta largojnë, kishin filluar t’i sulmojnë policët.

Me këtë rast janë ndërmarrë të gjitha masat adekuate për t’i arrestuar personat e dyshuar.

Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Exit mobile version