Home Lajme Vetura e policisë aksidentohet në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre policë

Vetura e policisë aksidentohet në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre policë

0

Një veturë e Policisë së Kosovës është aksidentuar sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Stanovc.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për lajmi.net se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.

“Aksident me lëndime, i ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona fshati Stanovc, një veturë policore e  përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se njësitë rajonale të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Exit mobile version