![Më 7 nëntor mbyllen dy rrugë në Prishtinë Më 7 nëntor mbyllen dy rrugë në Prishtinë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/11/27604202_10155839232935664_1297888395_o.jpg)
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të punimeve, një segment i rrugës “Hollger Petersen” dhe rruga “Mark Raka”, do të mbyllen nga data 07 nëntor në ora 07:00, dhe deri në realizim të punimeve.
Sipas një njoftimi, si rrugë alternative për qytetarët për disa ditë mund të shfrytëzohen rruga “Ahmet Gashi” dhe “Muhamet Çami”.