Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë të gjitha proceset dhe iniciativat që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vlerësohen.
Kështu ka deklaruar Selmanaj në Facebook, ku ka shtuar se, megjithatë, pa përfshirjen e fuqishme të SHBA-ve, asnjë proces nuk mund të përfundojë në favor të plotë të Kosovës.
“Të gjitha proceset dhe iniciativat që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të vlerësohen.”
“Por duhet të gjithë ta kemi të qartë, pa përfshirjen e fuqishme të SHBA-ve asnjë proces dhe asnjë nismë nuk do të fillojë dhe nuk do përfundojë në favor të plotë të shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptarë”, ka thënë Selmanaj.