Home Lajme Arrestohet kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

Arrestohet kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

0
Arrestohet kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, është arrestuar të premten pas pretendimeve për fyerje dhe nënçmim të policëve.

Kështu po raporton mediumi malazez ‘Vijesti’, i cili pati një përleshje verbale me policinë pasi u ndalua për kontroll teknik si shkak i xhamave të zinj.

Siç vijon raportimi, në veturë gjendeshin edhe familja e Gjeloshajt, ku biseda me policët u përcoll me debate të forta.

Policia pritet të deklarohet pas përfundimit të hetimeve, sipas mediumit malazez.

Exit mobile version