Home Ballina Latifi: Urrejtja e mllefi midis VV-së e PSD-së i natyrës sektariste

Latifi: Urrejtja e mllefi midis VV-së e PSD-së i natyrës sektariste

0

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi në një postim në Facebook ka thënë se urrejtja dhe mllefi ndërmjet VV-së e PSD-së është sektarist.

Sipas tij, ndarjet sektare brenda organizatave janë pothuajsë gjithmonë traumatike dhe prodhojnë mllef e urrejtje e cila duket sikur nuk përfundon kurrë.

Ai merr shembullin e sunive dhe shiive në sektin islam, gjithashtu edhe ndarjen e Stalinit dhe Trockit, dhe në fund atë të VV-së dhe PSD-së.

Ky është postimi i Latifit:

Ndarjet sektare brenda organizatave pothuajse gjithmonë janë traumatike, prodhojnë shume mllef dhe urrejtje, e cila duket sikur nuk shterron kurrë.
Janë të panumërt shembujt historikë që na e konfirmojnë këtë.
Në historinë e Islamit e kemi ndarjen sektariste midis sunive e shiive. Edhe sot militantët e të dy krahëve e përjetojnë këtë ndarje si të kishte ndodhur dje, e jo para 1400 vitesh.
Në krishterimin mesjetar ndarjet sektare kanë qenë tmerrësisht brutale.
Edhe në ideologjitë moderne ndarjet kanë shkaktuar trauma e urrejtje të pashterrshme midis atyre që në fillim i takonin të njëjtës vëllazëri ideologjike. Ja një shembull i këtyre: Stalini e Trocki ishin bashkëthemelues të bolshevizmit, luftuan së bashku për Revolucionin e Tetorit dhe gjatë luftës civile që e pasoi atë, por në fund Trocki përfundoi i masakruar nga një vrasës i porositur prej Stalinit.
Edhe ky mllefi e urrejtja midis VV-së dhe PSD-së janë të kësaj natyre, sektariste.
Fatmirësisht jemi shtet demokratik, se në kushte të tjera një tjetër këngë do të këndohej mes tyre.

Exit mobile version