Home Ballina Hadergjonaj e PDK-së: Kryeministër mashtrues, mjekët që po shkojnë në Gjermani nuk janë analfabetë!

Hadergjonaj e PDK-së: Kryeministër mashtrues, mjekët që po shkojnë në Gjermani nuk janë analfabetë!

0
Hadergjonaj e PDK-së: Kryeministër mashtrues, mjekët që po shkojnë në Gjermani nuk janë analfabetë!

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Safete Hadergjonaj, ka reaguar ndaj akuzave të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka akuzuar mësimdhënësit grevistë se janë duke prodhuar analfabetë.

Hadergjonaj, duke e quajtur Kurtin mashtrues, ka thënë se në shkollat dhe universitetet janë shkolluar mjekët të cilët janë duke u punësuar në spitalet gjermane.

“Kërkoju falje që i quajte analfabet punëtorët e krahut sepse nuk janë të tillë, kërkoju falje edhe këtyre që punojnë në profesionet e tyre anë e mbanë botës që i ke zhgenjy e po ikin. Kërkoju falje të gjithëve sepse nuk janë analfabet por punëtore që punojnë me dinjitet dhe janë shumë kontributdhënës në Kosovë”, ka shkruar Hadergjonaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Kryeministër mashtrues nuk po dalin analfabet nga shkollat tona, as nuk po shkojnë si punëtor krahu në Gjermani.

Mjeku që ka përfunduar shkollën në Kosovë po bahet mjek edhe në Gjermani, kirurgu, internisti, onkologu, që po paguhet 599 euro në Kosovë edhe në Gjermani po punon mjek, kirurg, internist, onkolog, dermatolog etj., por me pagë të dinjitetshme.

Infermierët që po ikin për ditë nga Kosova po punojnë si infermier edhe në Gjermani. Kontabilistët po punojnë në firmat njohura të auditimit në Gjermani e në shtetet tjera.
Arkitekti, inxhinieri i ndërtimit i shkolluar në Kosovë po kërkohet në Gjermani e në shtetet tjera.
A e di kryeministër se me qindra të rinj të shkolluar në shkollat e Kosovës në shkencat kompjuterike nga këtu po punojnë për firmat e njohura ndërkombëtare.

Pse ti nuk e ke vajzën tënde në shkollat e Kosovës, sepse nuk i beson shtetit tuaj, nuk ke të drejt të akuzosh me mijëra mësues që japin dije e edukatë në shkollat tona.

Kryeministër mashtrues ke premtuar shumë dhe i ke zhgënjy shumë qytetarët e Kosovës. Ata po ikin, po ikin sepse ua ke shu shpresën për jetë më të mirë në Kosovë.

Kërkoju falje që i quajte analfabet punëtorët e krahut sepse nuk janë të tillë, kërkoju falje edhe këtyre që punojnë në profesionet e tyre anë e mbanë botës që i ke zhgenjy e po ikin. Kërkoju falje të gjithëve sepse nuk janë analfabet por punëtore që punojnë me dinjitet dhe janë shumë kontributdhënës në Kosovë. Ata kanë mbajtur me djersen e mundin e tyre 10 vite arsimin në Kosovë kur Serbia i vuri dryrin shkollave tona.

Nuk ke të drejt ti fyesh, nuk e meritojnë.

Exit mobile version