![Barcelona e PSG triumfojnë si mysafirë Barcelona e PSG triumfojnë si mysafirë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/09/barcelona-1.jpg)
Barcelona dhe PSG nuk kanë falur në duelet e tyre në kampionat mbrëmjen e sotme. Katalanasit i shkaktuar një tjetër humbje skuadrës së Sevilla, me rezultatin 3-0.
Raphinha ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen, kurse Robert Lewandowski realizoi golin e qetësisë në pjesën e parë. Barcca nuk u mjaftua me kaq.
Në pjesën e dytë Eric Garcia shënoi golin e tretë dhe i mbylli llogaritë dhe tani Barcelona ngjitet e dyta me 2 pikë më pak se Reali i vendit të parë.
PSG ndërkohë iu përgjigj skuadrës së Marseille, duke mposhtur 3-0 Nantes në transfertë. Kylian Mbappe ishte protagonist me dy gola, ndërsa të tretin e shënoi Mendes.
SEVILLA-BARCELONA 0-3
Raphinha 21’, Lewandowski 36’, Garcia 51’
NANTES-PSG 0-3
Mbappe 18’, 54’, Mendes 68’ 50′ 0 – 3 Eric García