Home Ballina Kurti reagon pas njoftimit se është arritur marrëveshje Kosovë – Serbi për dokumentet hyrje-dalje

Kurti reagon pas njoftimit se është arritur marrëveshje Kosovë – Serbi për dokumentet hyrje-dalje

0
Kurti reagon pas njoftimit se është arritur marrëveshje Kosovë – Serbi për dokumentet hyrje-dalje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka postuar në Twitter një intervistë të tij dhënë për gazetën gjermane “Welt” ku ka përmendur edhe reciprocitetin me Serbinë.

Ai këtë e ka bërë pak minuta pasi Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka njoftuar se është arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e hyrje-daljeve.

Në këtë reagim, Kurti e nis duke thënë se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore.

“Javën e kaluar fola me Welt për masat tona reciproke për targat e makinave dhe dokumentet hyrje-dalje me Serbinë, por edhe për fuqinë tonë të re të punës, të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë.”, shkruan Kurti.

Exit mobile version