Home Ballina Osmani falënderon ShBA-në e BE-në për marrëveshje: Reciprocitet e barazi

Osmani falënderon ShBA-në e BE-në për marrëveshje: Reciprocitet e barazi

0
Osmani falënderon ShBA-në e BE-në për marrëveshje: Reciprocitet e barazi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen e dokumenteve të identifikimit në mes të shtetasve të dy shteteve përkatëse.

Osmani, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqje dhe stabilitet. Ajo i është shprehur mirënjohës SHBA-së dhe BE-së për, siç tha ajo, rolin mbështetës.

Postimi i plotë:

Reciprocitet e barazi. 🇽🇰

Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet.

Falenderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇸 dhe Bashkimit Evropian 🇪🇺 për rolin e tyre mbështetës.

Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.

Exit mobile version