Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në lidhje me dokumentet për hyrje-dalje.
Ajo tha se reciprociteti është parimi që e bën Kosovën të jetë vend normal.
“Jo përkundër dikujt, por për hir të vetvetes”, ka shkruar Haxhiu.
Lajmin për arritjen e marrëveshjes e dha përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili tha se Serbia është pajtuar që të mos i lëshojë më dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës në vendin e tyre, ndërsa Kosova është pajtuar që të mos nis me zbatimin e reciprocitetit në këtë pikë.