Home Ballina Kurti ndau shpërblime për sukseset e nxënësve në gara të matematikës dhe të fizikës

Kurti ndau shpërblime për sukseset e nxënësve në gara të matematikës dhe të fizikës

0
Kurti ndau shpërblime për sukseset e nxënësve në gara të matematikës dhe të fizikës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e hapjes së ceremoninë së ndarjes së shpërblimeve për nxënësit e shkollave të Kosovës tha se sot është shumë i gëzuar që matematikanë dhe fizikanë të rinj kanë fituar vendet e para, të dyta dhe të treta.

Kryeministri tha se shpreson që këto shpërblime të jenë nxitje shtesë për nxënësit që të vazhdojnë të ndjekin prirjet dhe pasionet e tyre, dhe që mësimet shkollore dhe dijet e marra t’i përkthejnë pastaj në shpikje të vyera, inovacione kreative dhe metoda funksionale, kudo që do të punojnë në të ardhmen.

Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Kryeministri Kurti së bashku me Ministren Nagavci, ndanë shpërblime për sukseset e treguara të nxënësve në gara të matematikës dhe të fizikës, përfshirë Olimpiadën Kombëtare të Matematikës, Garat Republikane të Fizikanëve të Rinj, Olimpiadën e Matematikës Kosovë – Shqipëri, Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare, Math Kangaroo dhe Kupën Matematike Evropiane

Exit mobile version