![Lëndohen dy persona pas djegies së një mobilierie në Prizren Lëndohen dy persona pas djegies së një mobilierie në Prizren](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/x.jpg)
Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi një zjarr i madh ka kapluar një mobilieri në periferi të Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Ka ndodhur një zjarr i madh te një mobilieri që ka mbi 1 mijë metra katror. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe deri më tani raportohet për dy persona me lëndime të lehta trupore”, është shprehur Bytyqi.