Sot është zgjedhur kryesia e re e Vetëvendosjes, e listës së saj i prin Albin Kurti.
Ajo që vërehet në listën e LVV-së është mungesa e disa figurave kyçe të partisë.
Edhe kësaj here, Kurti ka lënë jashtë vendimmarrjes në parti, luftëtarin e UÇK-së, Salih Zyben.
Zyba bashkë me disa figura kyçe të partisë, nuk është pjesë e kryesisë së LVV-së.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të dielën për emrat në Këshillin e Përgjithshëm
Albin Kurti do të jetë kryetar, Glauk Konjufca nënkryetari i parë, ndërsa Mrika Limani Myrtaj nënkryetare e dytë. E Alim Rama do të jetë sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryesueses e Këshillit të Përgjithshëm, është zgjedhur Arbërie Nagavcit.