Milot Rashica është paraqitur 70 minuta në barazimin e Galatasarayt kundër Alanyasporit.
Galatasaray dhe Alanyaspori barazuan 2:2 në ndeshjen e javës së 11-të kampionale në Superligën e Turqisë, shkruan Demokracia.com.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ishte titullar në këtë sfidë ndërsa u zëvendësua në minutën e 70-të.
Rashica asistoi një herë në minutën e 22-të për Icardin që dërgoi topin në rrjetë, por pas rishikimit me VAR, goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Sulmuesi vushtrrias u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.
Në këtë përballje vlen të përmendet se dy futbollist të Galatasarayt u përjashtuan me karton të kuq. Fjala është për Boey që u s’kuq në minutën e 31-të dhe Bardakci që u përjashtua në minutën e pestë shtesë të takimit.
Galatasaray ka 18 pikë në vendin e tetë. Alanyaspor ka 13 pikë në pozitën e 10-të.