![Kim Kardashian, e lumtur me Pete Davidson Kim Kardashian, e lumtur me Pete Davidson](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/comedian-pete-davidson-and-us-television-personality-kim-news-photo-1651491298.jpg)
Marrëdhënia mes Kim Kardashianit dhe Pet Davidsonit po bëhet gjithnjë e më e fortë. Ndoshta në të ardhmen, çifti mund të hyjë në një fazë të re të jetës së tyre.
Këtë e pohon vetë ylli i Reality Show-t amerikan, e cila në një intervistë për të përjavshmen US Weekly thotë se ata mund të nisin së shpejti të bashkëjetojnë.
41-vjeçarja shprehet se marrëdhënia e tyre vetëm po forcohet dhe rol sipas saj, luan edhe intimiteti që e konsideron “Perfekt”. Pete pritet të shkojë për të jetuar në Kaliforni.
Siç shkruajnë mediat britanike, pasi edhe qëndrimit të tij në shoën e famshëm Saturday Night Live po i vjen fundi dhe asgjë nuk e lidh më me Neë Yorkun.
Me këto deklarata, mund të jetë duke marrë fund edhe ëndrra e Keni Uestit. Reperi kishte shpresa për rikthim pavarësisht divorcit me Kim Kardashianin, me të cilën ka 4 fëmijë.