![Johnny Depp do të aktrojë sërish? Johnny Depp do të aktrojë sërish?](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/depp.jpg)
Pasi mori fund beteja e ashpër ligjore mes Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes Amber Heard duket se për aktorin fitorja e gjyqit nuk ishte e vetmja.
Depp, i cili nuk ka qenë në ndonjë rol të rëndësishëm që nga viti 2018, përflitet se do të luajë së bashku me yjet e tjerë të kinematografdisë botësore si Michael Keaton dhe Winona Ryder.
Filmi që pritet të luajë edhe Deep është “Beetlejuice 2”. Që nga fitorja e tij e gjyqit të gjatë të mërkurën, 57-vjeçari u shpreh se ndihej se i ishte rikthyer jeta e tij.
“Gjashtë vjet më parë, jeta ime, e fëmijëve të mi dhe e njerëzve më të afërt me mua, si dhe jeta e njerëzve që më kanë mbështetur dhe besuar në mua për shumë e shumë vite ka ndryshuar përgjithmonë”, u shpreh aktori.
Depp u shfaq në skenë duke luajtur kitarë me legjendën e rock-ut Jeff Beck këtë javë në disa koncerte.
Megjithatë nuk ka ende asnjë konfirmim nga vetë aktori apo kompania e prodhimit të këtij filmi, por kjo ka ngjallur shpresa tek fansat të cilët janë të etur për një rikthim të tij.