![Rrjeti kundër tij, Liam Payne detyrohet të sqarojë deklaratat për Zayn Malik Rrjeti kundër tij, Liam Payne detyrohet të sqarojë deklaratat për Zayn Malik](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/zayn.jpg)
Këngëtari Liam Payne është tërhequr nga deklaratat për shokun e tij të grupit One Direction Zayn Malik.
Liam u komentua gjerësisht në media duke tërhequr jo pak kritika pas një interviste ku u shpreh se ka shumë arsye pse ai nuk e pëlqen Malik. Deklaratat e Payne i referohen përplasjes së shokut të tij me mamanë e Gigi Hadid, Yolanda, e cila e ka akuzuar atë se e ka goditur, diçka që ai e ka mohuar tërësisht.
Në një përpjekje për të sqaruar komentet e tij në një postim në tuiter ai shkroi:
“Djema ,unë normalisht nuk do të komentoja për këto gjëra, por kur është familja juaj është e vështirë t’i lini ato të kalojnë. Ata përmendën një incident të veçantë që përfshinte Zayn, të cilit unë iu përgjigja – por që tani që e dëgjoj veten mbase nuk u shpreha ashtu siç do të doja.Unë po thoja se gjithmonë do të ketë gjëra për të cilat nuk biem dakord, por do të jem gjithmonë, gjithmonë aty për të”.
Pa hyrë në detaje, këngëtari fajësoi prindërit e Zayn për sjelljen e tij të dyshimtë gjatë viteve të fundit. Grupi One Direction u nda përgjithmonë në 2016 e që atëherë fansat kanë shpresuar për një rikthim të mundshëm të tyre.