Karim Benzema nuk do të jetë me kombëtaren franceze në Botëror.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Franca, me anë të një postimi në faqen e tyre.
Benzema pësoi lëndim në seancën stërvitore të mbajtur sot, që i kushtoi me humbje të Botërorit.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e ‘Gjelave’:
“Goditi në kuadricepsin e kofshës së majtë, Karim Benzema është i detyruar të heqë dorë nga pjesëmarrja në Kupën e Botës.
I gjithë ekipi ndan trishtimin e Karimit dhe i uron atij një shërim të shpejtë”.
Përveç Benzemas me Francën nuk do jenë as N’Golo Kante, Paul Pogba, Mike Maignan, Presnel Kimpembe dhe Christopher Nkunku.