![Vëllaznimi ia shkakton humbjen e dytë Pejës Vëllaznimi ia shkakton humbjen e dytë Pejës](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/11/peja.jpg)
Vëllaznimi ka shënuar fitore të madhe kundër Pejës.
Me rezultat 91-82 fitoi Vëllaznimi, në kuadër të Prince Caffe Superligës.
Skuadra nga Gjakova e nisi mirë çerekun e parë duke e fituar me rezultat 18-14, derisa në atë të dytin Peja u rikthye duke triumfuar me rezultat 26-13.
Ndërsa, në dy çerekët e tjerë më të mirë ishin Vëllznimi.
Më i dalluari në fitoren e gjakovarëve ishte Emanuel Emogbo, me 15 pikë, 14 kërcime dhe tri asistime.
Te Peja më i miri në parket ishte Jalen Tate, me 35 pikë, tri kërcime dhe gjashtë asistime.
Peja ka tetë fitore e dy humbje, kurse Vëllaznimi ka pesë fitore e gjashtë humbje deri më tani.