Home Sport Deschamps vazhdon me Francën

Deschamps vazhdon me Francën

0
Deschamps vazhdon me Francën

Didier Deschamps do ta vazhdojë punën e tij si trajner i Francës, ka raportuar të premten “L’Equipe”. E përditshmja franceze ka bërë të ditur se Dechamps tashmë ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Francës për ta vazhduar bashkëpunimin.

Ai është pajtuar ta rinovojë kontratën edhe për katër vjet, e cila do të bëhet zyrtare më datën 6 janar. Me rinovimin e kontratës, Deschamps do të jetë në krye të Francës deri pas përfundimit të Botërorit 2026.

Në federatën franceze kanë mbetur të kënaqur me punën e Deschampsit, i cili mori drejtimin e ekipit në vitin 2012 dhe nuk i munguan rezultatet. Ai me Francën e fitoi titullin e botës në vitin 2018, ndërsa vitin e shkuar triumfoi edhe në Ligën e Kombeve. Në Kupën e Botës “Katari 2022” Deschamps arriti deri në finale, por u mposht nga Argjentina me penallti.

Exit mobile version