Disa dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me veshjet që i bartën në luftën e fundit, të premten shkuan për vizitë në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Shtime.
Prania e tyre i lumturoi nxënësit.
Aktiviteti u bë me rastin e 30 dhjetorit, që shënohet si Dita e Veteranit të UÇK-së.
Për rreth 30 minuta, ish-luftëtarët shkuan në secilën klasë, ku mbajtën fjalime të shkurtra.
Shënimin e kësaj dite, drejtori Fidan Shaqiri, planifikon ta bëjë të përvitshëm.
Veteranët e Shtimes sot bënë homazhe edhe në varrezat e dëshmorëve.