Home Sport Ceremonia për Pelën do të mbahet në stadiumin e Santos, ishte dëshira e tij

Ceremonia për Pelën do të mbahet në stadiumin e Santos, ishte dëshira e tij

0
Ceremonia për Pelën do të mbahet në stadiumin e Santos, ishte dëshira e tij

Trupi i Pele do të dërgohet në Vila Belmiro, “shtëpia” historike e Santos për ceremoninë funebre.

Këtë e raporton Globo Esporte, duke shpjeguar se ky ishte vullneti i vetë Pele. Menjëherë pasi u publikua lajmi për ndarjen nga jeta të legjendës braziliane, tifozët filluan të mblidhen në stadiumin e Santos, për të nderuar “O Rey”.

Një komb i tërë është në lot. Sot humbën njeriun që e ngriti Brazilin në piedestal. Legjenda e futbollit humbi jetën në moshën 82-vjeçare. Santos kishte ngritur tashmë një strukturë në lëndinën e objektit sportiv. Klubi ishte vënë në lëvizje ditët e fundit për tu përgatitur për ceremoninë funebre, shpjegoi Globo Esporte.

“Vdekja e Peles është lajmi më i trishtuar i raportuar nga CBF që nga themelimi i saj 108 vjet më parë”, thuhet në faqen e internetit të Konfederatës Braziliane të Futbollit. Presidenti Ednaldo Rodrigues shpalli zi zyrtare për shtatë ditë. “Jam thellësisht i prekur nga vdekja e Pele – deklaroi ai -. CBF do t’i bëjë të gjitha homazhet e mundshme sportistit më të madh të të gjitha kohërave. Pele është i përjetshëm dhe ne gjithmonë do të punojmë për të ruajtur historinë e tij dhe për të përjetësuar trashëgiminë e tij”.

Exit mobile version