Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur lidhur me çështjen se a ka qenë Albin Kurti, ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se ka dëgjuar vetëm deklarata, por se vet nuk e dinë se cili ka qenë roli i kryeministrit Kurti gjatë luftës.
“Nuk kam koment. Nuk e di. Kam dëgjuar deklarime, por s’jam interesuar. Unë nuk kam pasur komunikim dhe nuk e di se çfarë roli ka pasur në luftë”, ka thënë ai. /Express/
Videon e plotë të emisionit mund ta shikoni KËTU.