Profesori, veterani dhe nënkryetari i PDK’së, Ramë Buja, ka rrëfyer një ngjarje të veçantë me Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqi, derisa ishin në fshatin Doberdolan të Suharekës.
Buja në T7, ka rrëfyer një ngjarje të luftës ditë më parë, ku kishte treguar për trimërinë e ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Unë, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, kemi qenë duke shkuar në zonë të Dukagjinit. Dhe tanksi ka qenë poshtë zonës së Doberdolanit, ne kemi qenë lartë. Djemtë tanë e kanë marrë në shenjë tanksin, por çfarë i bën atij me mitroloz. Ata shiko na shiko. I kemi ndal makinat dhe Hashim Thaçi na tha, burra ne shkuam, por Ibish Broja ka me na kendu një këngë të mirë”, ka rrëfyer Buja ditë më parë në T7.
Kujtojmë që Hashim Thaçi është i paraburgosur në Hagë, që nga nëntori i vitit 2020.