Home Ballina Haradinaj: Kurti duke refuzuar projektin e gazit amerikan ka dal në anën e gazpromit dhe rusëve

Haradinaj: Kurti duke refuzuar projektin e gazit amerikan ka dal në anën e gazpromit dhe rusëve

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është shqetësuese refuzimi i projektit amerikan për gazin nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se ky refuzim nuk ka kaluar pa u vërejtur në Uashington.

“Për mua është shqetësuese refuzimi i projektit me financim nga presidenti i Amerikës, e presidentja e Kosovë nuk e ka një qëndrim të qartë. Unë nuk besoj që kjo çështje është pak. Nuk besoj që kjo në Uashington ka kaluar pa u vërejt. Nuk mendoj që ata menjëherë ankohen por nuk është që se vlerësojnë këtë situatë”, ka thënë ai.

Më tutje, Haradinaj deklaroi se me refuzimin e projektit të gazit amerikan, Kurti sipas tij ka kaluar në anën e gazpromit dhe rusëve.

“Kryeministri Kurti duke refuzuar projektin e gazit amerikan ka dal në anën e gazpromit dhe rusëve”, ka thënë ai.

Videon e plotë të emisionit mund ta shikoni KËTU

Exit mobile version