Oleksandr Zinchenko edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Arsenal.
Lajmin e ka konfirmuar ekipi, me anë të një postimi në faqen e tyre.
Mbrojtësi ukrainas ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me ‘Topçinjtë’.
Ndërsa shuma që ekipi londinez kanë paguar për Zinchenkon është 30 milionë funte.
I lumtur për transferimin e ukrainasit u shpreh trajneri i Arsenal, Mikel Arteta.
Sipas spanjollit, ai është një lojtar me cilësi të larta dhe i shkathët.
“Ne jemi shumë të lumtur, Zinchenko është një lojtar me cilësi të lartë që do të na japë opsione dhe shkathtësi”, tha Arteta pas zyrtarizimit.