Ish-drejtoresha e KEK-ut, Pranvera Dobruna, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të gjejë programe për zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike, gjatë dimrit.
Dobruna theksoi se si zgjidhje duhet të konsiderohen pompat ngrohëse.
“Duhet të implementohen programe për zvogëlimin e konsumit, duhet të implementohen programe për dimër, për subvencionimin e pajisjeve që e zvogëlojnë konsumin, si pompa ngrohëse”, theksoi Dobruna.
“Pompat ngrohëse që janë tash teknologjia e re, harxhojnë energji katër herë ose pesë herë më pak”, shtoi ajo.
“Qeveria duhet të ketë një program si me implementu në një afat më të shkurtë, këtë po e bën Evropa, Evropa po i implementon dy milionë-tre milionë pompa ngrohëse brenda një muaji, në mënyrë që të zvogëlohet varshmëria ndaj gazit të Rusisë”.
Ajo tjetër zgjidhje e konsideron edhe heqjen e TVSH-së në pelet.