Roma ka regjistruar edhe një përforcim, në ditët e fundit të merkatos.
Skuadra ‘Giallorossi’ ka konfirmuar transferimin e sulmuesit italian, Andrea Belotti.
Lojtari i është bashkuar skuadrës kryeqytetase si transferim i lirë.
Interesim për Belotti kishte edhe nga skuadra angleze, por Roma ishte më bindëse për të.
Testet mjekësore Belotti i ka përfunduar gjatë ditës së shtunë.