Prishtina ka marrë fitoren e radhës në Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit kanë mposhtur skuadrën e Llapit me rezultatin 1:2.
Skuadra e Ismet Munishit mori epërsinë në pjesën e parë, me Kreshnik Uka që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Mysafirët dyfishuan epërsinë në pjesën e dytë, me një gol që u verifikua nga VAR-i, pas disa dyshimeve.
Llapi ngushtoi epërsinë në minutën e 75’ me Trimror Selimi, por nuk arritën të bënin më shumë se kaq.
Merita të mëdha për fitoren e Prishtinës pati edhe portieri Ardit Nika, me disa pritje fantastike.
Prishtina shkon tashmë në shtatë pikë, kurse Llapi mbetet në kuotën e pesë pikëve. /Lajmi.net/