Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë është zhdukur në Komunën e Gjilanit.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rastin në polici e ka raportuar babai i vajzës së zhdukur.
Babai i vajzës ka raportuar në polici më 30 shtator, ku ka thënë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende.
Rasti është duke u hetuar.