Home Sport Tragjedi në Indonezi: Shumë njerëz humbin jetën dhe qindra të tjerë plagosen pas një ndeshjeje futbolli (Video)

Tragjedi në Indonezi: Shumë njerëz humbin jetën dhe qindra të tjerë plagosen pas një ndeshjeje futbolli (Video)

0
Tragjedi në Indonezi: Shumë njerëz humbin jetën dhe qindra të tjerë plagosen pas një ndeshjeje futbolli (Video)

Rreth 120 persona po raportohet se e kanë humbur jetën dhe rreth 200 të tjerë janë plagosur pas ndeshjes kampionale në Indonezi në mes Arema–Persebaya, 2-3.

Tragjedia ndodhi pas ndeshjes kur tifozët vendas, të zhgënjyer me humbjen, u futën në fushë dhe filluan të shkatërrojnë gjithçka dhe më pas u përplasën me stjuardët. Më pas ndërhyri edhe policia, teksa shumë persona mbetën të vdekur nga gazi lotësjellës dhe përdorimi i armëve.

Federata e Futbollit menjëherë pas kësaj ngjarje e ka pezulluar kampionatin.

https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/Facebook-823318795747699480p.mp4
Exit mobile version