Gazetari Valon Syla, ka reaguar të dielën, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka zgjedhur Liburn Aliun në struktura të larta të partisë.
Aliu është ministër i Kurtit, por ky i fundit nuk ia ka besuar asnjë pozitë brenda Këshillit të Përgjithshëm, Aliut.
E Valon Syla pyet nëse Aliu “do të i hyjë në tripa të Fatmir Limajt”, i cili e mbante postin e ministrit të Infrastrukturës në Qeverinë Thaçi 1, por doli nga PDK-ja si i pakënaqur në vitin 2013.
“Por pyetja përnime është, pse s’po e shkarkoni, por pe hjekni prej Kryesisë së Partisë. Po tuteni që ju qet naj sekret a”, pyet Syla.
“Ah Marigona”, e ka mbyllur statusin, duke ironizuar me shtëpinë që Liburn Aliu e ka blerë në atë lagje luksoze.