Home Ballina Mehaj viziton familjen e dëshmores Fatime Bazaj dhe dëshmorit Smajl Bazaj në Tërstenik

Mehaj viziton familjen e dëshmores Fatime Bazaj dhe dëshmorit Smajl Bazaj në Tërstenik

0
Mehaj viziton familjen e dëshmores Fatime Bazaj dhe dëshmorit Smajl Bazaj në Tërstenik

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka qenë në fshatin Tërstenik të Drenasit, në vizitë në familjen e dëshmores Fatime Bazaj dhe dëshmorit Smajl Bazaj.

“Në luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm kanë luajtur vajzat dhe gratë të cilat me guximin dhe angazhimin e tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dëshmuan që liria jonë nuk do të ishte e mundur pa angazhimin e të gjithëve bashkë, vajza dhe djem, gra dhe burra”, ka thënë Mehaj.

Sipas tij, në këtë kauzë ishin angazhuar së bashku motër e vëlla, përkrah familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Prekaz, të cilët në luftimet e 5,6,7 marsit treguan trimëri të pashembullt.

“Fatimja dhe Smajli, janë dëshmorët e pranverës së lirisë dhe pranverës shqiptare. Ata do të jenë gjithmonë në memorien e popullit tonë, do të jenë gjithmonë motivi ynë për të vazhduar rrugën përpara e për të punuar pa u ndaluar për ndërtimin e vendit tonë”, ka thënë Mehaj.

Postimi i plotë:

Në fshatin Tërstenik të Drenasit, vizitë në familjen e dëshmores Fatime Bazaj dhe dëshmorit Smajl Bazaj.

Në luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm kanë luajtur vajzat dhe gratë të cilat me guximin dhe angazhimin e tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dëshmuan që liria jonë nuk do të ishte e mundur pa angazhimin e të gjithëve bashkë, vajza dhe djem, gra dhe burra.

Në këtë kauzë ishin angazhuar së bashku motër e vëlla, përkrah familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Prekaz, të cilët në luftimet e 5,6,7 marsit treguan trimëri të pashembullt.

Fatimja dhe Smajli, janë dëshmorët e pranverës së lirisë dhe pranverës shqiptare. Ata do të jenë gjithmonë në memorien e popullit tonë, do të jenë gjithmonë motivi ynë për të vazhduar rrugën përpara e për të punuar pa u ndaluar për ndërtimin e vendit tonë.

Lavdi përjetësisht!

Exit mobile version