Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka konfirmuar se ai do të qëndrojë në Ukrainë me familjen e tij.
Në një adresim drejtuar popullit, ai ka thënë se e di se është caku i parë i rusëve, por se do të qëndrojë pranë popullit.
“Do të qëndrojë në kryeqytet, me popullin tim. Familja ime është po ashtu në Ukrainë”, ka thënë ai, transmeton Gazeta Express.
“Kam informata se jam caku i parë i Rusisë, familja ime është caku i dytë”, ka thënë mes tjerash ai në konferencë.