Home Lajme Pse nuk përmendi Thaçin dhe të tjerët në përvjetorin e pavarësisë? Flet presidentja Osmani

Pse nuk përmendi Thaçin dhe të tjerët në përvjetorin e pavarësisë? Flet presidentja Osmani

0
Pse nuk përmendi Thaçin dhe të tjerët në përvjetorin e pavarësisë? Flet presidentja Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se komandanti legjendar, Adem Jashari, dhe presidenti historik, Ibrahim Rugova, janë simbole të shtetit të Kosovës.

“Ne si një brez që i kemi trashëguar ose e kemi trashëguar rrugën e trasuar nga ata, ta potencojmë një gjë e kemi këtë shtet sepse ishte Ibrahim Rugova, sepse ishte Adem Jashari, të gjithë ne të tjerët që kemi ardhur pas tyre, kemi ecur në rrugën e trasuar nga ata”, ka thënë Osmani në ‘Rubikon’ të Klan Kosovës.

“Prandaj, ta përmendësh Adem Jasharin nënkupton se respektohet sakrifica e gjithsecilit, të flasësh për Ibrahim Rugovën nënkupton ta respektosh sakrificën e gjithsecilit, punën e gjithsecilit, miqësitë që i ka ndërtuar gjithsecili, sepse ata të dy janë simbol i shtetit tonë, ky binom është simboli i shtetit tonë”.

Në fjalimin e saj në nder të 17 Shkurtit, presidentja ishte akuzuar nga Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, se nuk ka përmendur Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Fatmir Sejdiun si kontribuues për shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Ndërsa në Rubikon të Klan Kosovës, kur u pyet se “A kanë kontribut Thaçi, Krasniqi dhe Sejdiu në shpalljen e pavarësisë së Kosovës?, ajo u përgjigj:

“Të gjithë politikanët që kanë qenë në krye të institucioneve, kanë qenë deputetë të Republikës së Kosovës, qoftë legjislatura kur është shpallur pavarësia, qoftë legjislaturat e mëvonshme, deputetët e 2 korrikut, e shumë e shumë burrështetas dhe grashtetase, të cilët fatkeqësisht nuk janë në mesin tonë, por edhe shumë të të tjerë që sot harrohen e nuk përmenden dua sot ta tregoj se në asnjë moment gjatë rrugëtimit tim politik nuk e harroj dhe nuk e mohoj kontributin e tyre, duke e potencuar se simbol i arritjes së Republikës së Kosovës janë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari”.

“Në çdo fjalim timin ata i përmend si njerëz, si simbole që kanë trasuar rrugën që të gjithë ne të tjerët pastaj kemi ecur në atë rrugë, dikush ka dhënë kontribut më shumë e dikush më pak, dikush ka sakrifikuar më shumë e dikush më pak, por besoj që dikush duhet të përmendet për sakrificën, familjet që kanë humbur shumë anëtarë, sidomos ata që kanë humbur fëmijë. Atë ditë në seancë kam folur edhe për fëmijët që kanë humbur në Kosovë, besoj që ata janë që simbolizojnë sakrificën e popullit tonë”, ka thënë Osmani.

Exit mobile version