Komentatori politik Milaim Zeka e ka quajtur kolaps total ekonomik qeverisjen e kryeministrtit Albin Kurti për gjatë një viti udhëheqje me institucionet e vendit në aspektin ekonomik.
Zeka në Politiko me Kushtrim Sadikun ka theksuar se Kosova që nga shpallja e pavarësisë asnjëherë nuk ka pasur një qeveri e cila gjatë një viti nuk ka pasur asnjë zhvillim ekonomik.
“Jam i bindur që kurrë në historinë e vet politike prej krijimit të pavarësisë e deri më sot qytetarët e Kosovës nuk e kanë pasur një Qeveri e cila për 365 ditë vetëm ka “vringllat ose ka shllajfitë”, nuk ka në mënyrë absolute asnjë zhvillim ekonomik, nuk ke pa asnjë metër asfallt të ndërtuar, dmth jemi në kolaps total ekonomik”, në Politiko me Kushtrim Sadikun.