Home Sport Xhaka: Nuk më besohet që do të luaj ndaj ekipit që e dua, Kosovës

Xhaka: Nuk më besohet që do të luaj ndaj ekipit që e dua, Kosovës

0

Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, ka folur për ndeshjen miqësore që do ta luajë ndaj Kosovës.

Për Xhakën pritet të jetë një ndeshje e veçantë, pasi që pikërisht ndaj Kosovës do të regjistrojë 100 paraqitje për Zvicrën.

“Nuk ka rastësi në jetë. Ndeshja ime e 100-të kundër Kosovës, kundër një skuadre që e dua. Është diçka e pabesueshme. Nuk mund ta besoj që jam në fushë kundër Kosovës, më bën dy herë më shumë krenar, për të gjithë familjen, për vetën time, për të gjithë, të luaj ndeshjen time të 100-të në kombëtare kundër Kosovës, mezi po e pres me padurim këtë lojë, do të kënaqem. Miqtë, familja do të jenë atje, pritet të jenë shumë shikues. Për mua duhet të jetë kënaqësi, po dua vetëm ta shijoj”, u shpreh Xhaka.

Ndryshe, Zvicra do të luajë ndaj Kosovës më 29 mars. 

Exit mobile version