Home Ballina ​VV e quan të paprecedent mos votimin e marrëveshjes nga ana e PDK-së e LDK-së

​VV e quan të paprecedent mos votimin e marrëveshjes nga ana e PDK-së e LDK-së

0

Pas dështimit të sotëm të votimit të marrëveshjes ndërkombëtare në mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin e reformës në sistemin e ndihmës sociale në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron si një veprim të paprecedent që e ka bërë opozita.

Në një konferencë për media, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku tha se janë të habitur me mos votimin e kësaj marrëveshjeje nga opozita. Sipas saj, deputetët opozitarë nuk punojnë në interes të qytetarëve.

Edhe deputeti Armend Muja e quajti të paprecedentë veprimin e partive opozitare në Kuvend, ku siç tha ai, për herë të parë është refuzuar një marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore që prek familjet me asistencë sociale.

Deputetët e PDK-së dhe LDK-së e kundërshtuan marrëveshjen në fjalë, ndërsa pro votuan 63 deputetë.

Exit mobile version