Home Sport Lajme të mira për Araujon, lirohet nga spitali

Lajme të mira për Araujon, lirohet nga spitali

0
Lajme të mira për Araujon, lirohet nga spitali

Klubi katalunas ka njoftuar se Ronald Araujo është liruar nga spitali.

Testet që iu bënë lojtarit mbrëmë dhe sot i kanë përjashtuar problemet në kokë.

Me këtë rast, futbollisti uruguaian është kthyer në shtëpi dhe gjendja e tij shëndetësore do të vlerësohet ditë pas dite,

Qendërmbrojtësi e pati mbrëmë një përplasje kokë më kokë me bashkëlojtarin e tij, Gavi, ndërsa përfundoi në tokë pas disa sekondash, për t’u transportuar me urgjencë në spital.

Ai mbrëmë ishte me vetëdije, siç e konfirmoi edhe trajneri Xavi Hernandez.

E tash, me kalimin e orëve, gjendja e tij po përmirësohet. 

Exit mobile version