Home Ballina Vrasja në Llaushë/ Inicohet procedurë disiplinore ndaj prokurores së rastit

Vrasja në Llaushë/ Inicohet procedurë disiplinore ndaj prokurores së rastit

0

Me kërkesën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, Prokuroria Themeleore në Mitrovicë, bashkë me kryeprokurorin e saj, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurores S.K., e cila ka prokuruar në rastin e vrasjes së Lirije Qerimajt në fshatin Llaushë të Skenderajt.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin publik se pas kërkesës së Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani, pas analizimit të gjitha shkresave të lëndës dhe konform Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores S.K., lidhur me rastin e viktimës L.Q., nga Llausha e Skenderajt” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lirije Qerimaj u vra më 5 janar të këtij viti.

Dyshohet se dorasi, bashkëshorti i viktimës, ishte lajmëruar disa ditë me parë në Polici pikërisht nga bashkëshortja e tij.

Exit mobile version