Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbërritur sot në Kosovë, nën shoqërimin e forcave të EULEX-it.
Veseli ka udhëtuar nga Roterdami në Prishtinë për të qenë afër familjarëve pas vdekjes së nënës së tij, Ajshe Veseli.
Një numër i shtuar forcash policore janë parë në oborrin e shtëpisë së Veselit në Mitrovicë.
Gazetarëve u është kërkuar të qëndrojnë shumë më larg shtëpisë së Veselit.