Home Lajme Vlora Çitaku përkujton presidentin Rugova në 16 vjetorin e vdekjes

Vlora Çitaku përkujton presidentin Rugova në 16 vjetorin e vdekjes

0

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka përkujtuar presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e vdekjes.

“16 vjet më parë Kosova humbi Ibrahim Rugovën, liderin e rezistencën paqësore gjatë viteve 90-të. U kujtoftë gjithmonë”, ka shkruar Çitaku.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, pas një beteje me kancerin në mushkëri. Ai u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

https://mobile.twitter.com/vloracitaku/status/1484432417477771264?cxt=HHwWgICyjefa4ZkpAAAA

Exit mobile version