Home Lajme E rëndë, mbyt 63-vjeçaren dhe e hedh në kanal, arrestohet autori

E rëndë, mbyt 63-vjeçaren dhe e hedh në kanal, arrestohet autori

0

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kuçovë ku 63-vjeçarja Fatime Suli është gjendur e pajetë në kanal. Suli ishte zhveshur nga mesi e poshtë dhe ishte mbuluar me gjethe, 1 km larg shtëpisë së saj.

Shkak për këtë krim makabër dyshohet të jetë një konflikt që e ndjera kishte pasur me fqinjin e saj, Fetah Marra, 58 vjeç, i cili është vënë sot në pranga. Kanë qenë kamerat e sigurisë që ishin instaluar në vendin ku ka ndodhur krimi i rëndë që kanë filmuar të gjithë ngjarjen e kanë zbuluar se autori ishte pikërisht Marra.

Ky i fundit rezulton të kishte bërë edhe krushqi me Sulin. 58-vjeçari ishte divorcuar nga e shoqja dhe jetonte vetëm ne banesë.

Exit mobile version