![Vizitë në kohë lufte, si i priti Zelensky zyrtarët e lartë të BE-së, pamje që duhet t’i shihni Vizitë në kohë lufte, si i priti Zelensky zyrtarët e lartë të BE-së, pamje që duhet t’i shihni](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/04/Zelensky-1-600x360-2.jpg)
Në ditën e 44 të luftës në Ukrainë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bashkë me kryediplomatin e BE-së Josep Borrell kanë udhëtuar me tren drejt Kievit.
Ata në kryeqytetin ukrainas u pritën nga presidenti Volodymyr Zelenskiy, për t’i ofruar mbështetje dhe siguri lidhur me kërkesën e tij për anëtarësim në BE.
Presidenca ukrainase ka publikuar pamjet, ku shihen momentet ku zyrtarët europianë takojnë Zelenskyn.
Ky udhëtim i udhëheqësve të BE’së në Ukrainë erdhi disa ditë pasi vendet e bllokut u pajtuan për një rund të ri sanksionesh kundër Moskës.
Liderët e Polonisë, Sllovakisë dhe Çekisë ishin të parë që vizituan Kievin. Më 15 mars ata takuan Zelenskyn për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainës e cila është nën sulmin rus që nga 24 shkurti i këtij viti.
Po atje ka shkuar ditë më parë edhe presidentja e parlamentit europian, Roberta Metsola.