Home Lajme “Kurti u lodh për një vit në qeverisje, s’ishte i përgatitur për maratonë”

“Kurti u lodh për një vit në qeverisje, s’ishte i përgatitur për maratonë”

0
“Kurti u lodh për një vit në qeverisje, s’ishte i përgatitur për maratonë”

I ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është lodhur nga qeverisja për një vit.

Lekaj ka thënë se Kurti nuk ka qenë i përgatitur për maratonë. Madje, sipas tij, kryeministri mund të dal në protestë kundër qeverisë së tij.

“Kurti bukur është lodhur për qeverisje. Nuk ka qenë i përgatitur në maratonë, por në staza të shkurtra. Sa kam njohuri unë, ai do të del në protesta kundër qeverisë së vet”, ka thënë ai.

Lekaj ka theksuar se opozita nuk i ka numrat që ta rrëzojë qeverinë Kurti.

Ai ka hedhur akuza të ndryshme për performancë të dobët të qeverisë, në sektorin ekonomik, por edhe në atë të diplomacisë.;

“Duhet të shfrytëzohet kjo kohë, sidomos për njohje. Është detyrë e opozitës që të jemi të bashkuar. Kur jemi te krizat e ndryshme, pagat, rritja ekonomike, qeveria është duke fjetur. Është opozita që duhet me pasë qëndrim”, ka thënë Lekaj.

Exit mobile version