Home Lajme Vijojnë bombardimet në Ukrainë, 137 viktima nga sulmet ruse

Vijojnë bombardimet në Ukrainë, 137 viktima nga sulmet ruse

0
Vijojnë bombardimet në Ukrainë, 137 viktima nga sulmet ruse

Lufta në Ukrainë vijon, e për fat të keq numri i viktimave ka shkuar në 137. Autoritetet thonë se bëhet fjalë jo vetëm për ushtarë, por dhe për  civilë të vrarë.

316 persona janë plagosur, ndërsa ushtria e Ukrainës ka mundur të shkatërrojë 2 raketa ruse gjatë orëve të para të mëngjesit.

Qëllimi i Putin është të marrë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, ndërsa presidenti ukrainas kërkon armëpushim, ndërsa theksoi se Ukraina po lufton e vetme përballë Rusisë.

Sulmi nisi të enjten, ku menjëherë pas fillimit të luftës u raportuan 8 të vdekur dhe 11 të zhdukur. Pamjet që bënë xhiron në rrjet ishin ato t qytetarëve të Ukrainës që bllokuan trafikun në përpjekje për t’u larguar nga ajo që i priste.

Exit mobile version