Finlanda i ka ndarë 50 milionë dollarë për Ukrainën në kohën kur po përballet me agresionin rus nga tri anët.
Presidenti ukrainas, Zelenskyy ka njoftuar se ka biseduar me homologun finlandez dhe e ka informuar për gjendjen në të cilën ndodhet mbrojtja e Ukrainës, raporton Gazeta Express.
“Diskutuam me presidentin e Finlandës Sauli Niinisto për t’ju kundërvënë agresorit. E informova për mbrojtjen tonë, bombardime të vazhdueshme të Kievit. Mirënjohës Finlandës për alokimin e 50 milionë dollarëve ndihmë. Është një kontribut efektiv për koalicionin kundër luftës. Ne do të vazhdojmë të punojmë. Na duhet t’i rrisim sanksionet dhe përkrahjen për mbrojtjen e Ukrainës”, ka shkruar ai.
https://mobile.twitter.com/ZelenskyyUa/status/1497128614676123648?cxt=HHwWgMC-zd-i78YpAAAA