Ish-kryetari i Podujevës dhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu, i ka reaguar shefit të partisë së tij, Lumir Abdixhiku, i cili tha se Vjosa Osmani po punon në urdhrat e Albin Kurtit dhe nuk është presidente e të gjithëve, shkruan Scanner.
Veliu, që nuk ushtron as pozitën e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë, që pas ardhjes në krye të Abdixhikut në krye të LDK-së, ka shkruar se Lumiri derisa e bëri presidente kishte komunikime të përditshme, transmeton Scanner.
“Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme!”, shkrun Veliu.
Kujtojmë se Agim Veliu nuk ka votuar Osmanin për presidente të vendit!
Postimi i plotë i Veliut:
Është dashur të kaloj një vit që Lumiri ta pranoj se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve.
E tha se me presidenten ka vetëm një komunikim institucional.
Shumë normale kjo.
Derisa e bëri presidente kishte komunikime të përditshme.
Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme!
Nuk është për t’u habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…”
Fundja, askush nuk ka pritur se do të ndryshojë Vjosa, që ka shkëlqyer si politikane përçarëse dhe konfliktuoze, deri në përpjekjen për shkatërrimin e partisë që e rriti.