Home Lajme Incident në “Paradën e Krenarisë”: Dikush gjuan mjet piroteknik para turmës

Incident në “Paradën e Krenarisë”: Dikush gjuan mjet piroteknik para turmës

0
Incident në “Paradën e Krenarisë”: Dikush gjuan mjet piroteknik para turmës

Një incident është raportuar të ketë ndodhur sot në “Paradën e Krenarisë” në Prishtinë.

Sipas raportimeve, një mjet piroteknik është hedhur nga një ndërtesë, teksa më pas ka ndërhyrë policia, shkruan lajmi.net.

Forcat e rendit të cilat po kujdeseshin për mbarëvajtjen pa incidente të këtij aktiviteti, kanë filluar me kontrollimin e banesës nga ku dyshohet se u hodh mjeti piroteknik.

Ndërkaq, në këtë paradë morën pjesë edhe shumë figura publike, përfshirë politikanë e ambasadorë.

Exit mobile version